Lajme
SWISS dhe Lufthansa do të rifillojnë fluturimet për në Tel Aviv në janar
Grupi gjerman i linjës ajrore Lufthansa dhe Swiss International Air Lines (SWISS) planifikojnë të rifillojnë fluturimet për në Tel Aviv nga 8 janari, pasi shërbimi u pezullua pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.
“Linjat ajrore të grupit do të ofrojnë gjithsej 20 shërbime javore për dhe nga Tel Aviv”, tha Lufthansa, e cila zotëron SWISS dhe Austrian Airlines teksa u tha se këto fluturime do të operohen nëpërmjet qendrave të saj në Frankfurt, Mynih, Vjenë dhe Cyrih, shkruan swissinfo.
Në një deklaratë të veçantë për shtyp, SWISS tha se do të ofronte pesë fluturime javore midis Aeroportit të Cyrihut dhe Tel Avivit, të cilat mund të rezervohen nga 18 dhjetori, përcjell albinfo.ch.
“Pas një analize të hollësishme të situatës, SWISS ka arritur në përfundimin se një shërbim ajror i sigurt mund të garantohet,” thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, në njoftim u tha se siguria është përparësia absolute ndërsa po monitorohet nga afër situata e sigurisë në Izrael.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











