Lajme
Swiss anulon 1,400 fluturime, por jo për shkak të vaksinimit të pilotëve
Kompania ajrore Swiss ka konfirmuar anulimin e rreth 1,400 fluturimeve gjatë periudhës prill-tetor 2025, por mohon kategorikisht se kjo ka lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.
Zëdhënësja e kompanisë, Meike Fuhlrott, deklaron se nuk ka asnjë provë që e lidh mungesën e pilotëve me efektet anësore të vaksinave. Po ashtu, Swiss nuk ka zbatuar ndonjë politikë ndalimi për pilotët e vaksinuar apo të pavaksinuar që nga heqja e detyrimit për vaksinim në prill 2023, transmeton albinfo.ch.
Sipas sindikatës së pilotëve Aeropers, shkaku kryesor është mungesa strukturore e personelit. Gjatë pandemisë u reduktuan ndjeshëm trajnimet për pilotët, dhe përgatitja e një piloti të linjave të gjata kërkon 2-3 vite. Përveç kësaj, ndikojnë edhe faktorë si daljet në pension, retrajnime të brendshme dhe mungesat afatgjata për arsye shëndetësore apo familjare.
Një tjetër arsye është marrëveshja e re kolektive, e cila përmirëson kushtet e punës dhe rrit nevojën për më shumë staf për të mbuluar të njëjtin numër fluturimesh.
Ky fenomen nuk është unik për Zvicrën e gjithë industria ajrore globale po përballet me mungesë të pilotëve. Sipas IATA, deri në vitin 2044 do të nevojiten deri në 600,000 pilotë të rinj për të përballuar rritjen e pritur të trafikut ajror.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










