Lifestyle
Swift e Smith dhurojnë performanca të bukura në Londër
Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, dhuroi një performancë të mrekullueshme në Londër, si pjesë e organizimit të “Capital FM Jingle Bell Ball”.
Në mesin e këngëve të performuara ishte edhe hiti nga albumi i saj i ri, “Reputation”.
I pranishëm në këtë spektakël ishte edhe i dashuri i saj, Joe Alwyn. Ai pa nga afër performacën e Swiftit në “02 arena”.
Aktori britanik e filmoi reagimin e turmës ndaj interpretimit të së dashurës së tij, përcjell albinfo.ch.
Këngëtari britanik, Sam Smith, gjithashtu ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Ai performoi këngë nga albumi i tij i fundit “The Thrill of It All” së bashku me disa nga hitet e tij më të mëdha.
Në mesin e artistëve të tjerë që argëtuan audiencën gjatë fundjavës ishin edhe Ed Sheeran, Rita Ora, dhe Dua Lipa.
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026








