Lajme

SVP-UDC me iniciativë “kundër imigrimit masiv”

Iniciativa kërkon që Zvicra të ketë mundësinë të kontrollojë dhe menaxhojë vetë imigrimin e të huajve

Është dorëzuar për procedim iniciativa e SVP-UDC-së për referendum në nivel të vendit, me moton “Kundër imigrimit masiv”

Për këtë iniciativë janë grumbulluar 136,195 nënshkrime, për një periudhë prej shtatë muajsh, ka bërë të ditur kjo parti.

Iniciativa kërkon që Zvicra të ketë mundësinë të kontrollojë dhe menaxhojë vetë imigrimin e të huajve. Ajo synon që në të ardhmen të mos mund të nënshkruhen marrëveshje të reja ndërkombëtare që parashohin diçka tjetër nga kjo. Madje edhe marrëveshjet ekzistuese ndërkombëtare do të duhej të rinegocioheshin sipas kësaj iniciative.

Imigracioni duhet të kufizohet dhe të reduktohet në kontingjente. Këto kontingjente, sipas tekstit të iniciativës duhet të lejohen në pajtim me “interesat e përgjithshme ekonomike, me ç`rast të kihet parasysh përparësia për zviceranët”, thuhet në tekstin e iniciativës së SVP-UDC-së.