Jeta në Zvicër
SVP kërkon të ndalohet udhëtimi i azilkërkuesve jashtë vendit
SVP po kërkon ndalimin e udhëtimit jashtë vendit të refugjatëve dhe personave të cilët kanë aplikuar për azil në Zvicër.

Në një intervistë me gazetën “Tan”, njeriu i dytë i SVP-së, Adrian Amstutz njoftoi se këtë propozim partia do ta dërgojë në Parlamentin e Zvicrës gjatë sesionit të vjeshtës.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion, gjatë periudhës 2011-2015 janë leshuar rreth 50 mijë leje për refugjatët dhe azilkërkuesit për të udhëtuar jashtë vendit, kryesisht për të vizituar familjet e tyre apo për të marrë pjesë në funerale.
Deri tani shumica e kërkesave për udhëtim jashtë vendit janë paraqitur nga eritreasit (15’158), e ndjekur nga Somalia (7118) dhe irakianët (3786).
“Lëvizja e shpeshtë” e refugjatëve e ka kundërshtuar deputetja nacionale e SVP-së, Sylvia FLUCKIGER.
Ajo supozon se shumë qytetarë nga Eritrea bëjnë pushime në shtëpi për të vizituar të afërmit e tyre.
Sipas Flukiger të gjithë ata që udhëtojnë për në shtëpitë e tyre do të duhet të humbin të drejtën e azilit.
Ligji lejon udhëtimin e azilkërkuesve për në shtëpitë e tyre vetëm nëse është pranuar përkohësisht statusi i tyre i refugjatit dhe i azilkërkuesve në raste të jashtëzakonshme.
Për udhëtimet e paligjshme në vendet afrikane ka raportuar disa muaj më parë “NZZ am Sonntag” duke përmendur diasporën e Eritresë.
Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë e Eritreas organizon udhëtime në vendin e tyre dhe i kthejnë sërish në Zvicër.
Sekretariati i Shtetit për Migracioni nuk ka komentuar mbi numrin e rasteve të abuzimit të refugjatëve kur udhëtojnë jashtë vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja