Kosova
Sveçla: Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve, të pavërteta
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me lajmet e sotme për ikjen masive të qytetarëve nga Kosova.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai i ka quajtur lajmet të pavërteta.
“Raportimet për ‘ikje masive’ të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panik te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia. Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve, e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai ka njoftuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.
“Për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë, ndërsa kanë dalë nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalë këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar. Procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për çka u jam mirënjohës stafit të aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”, ka shtuar tutje ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











