Kosova
Sveçla: Rama kontribuoi në lirimin e policëve
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për presionin mbi Serbinë për lirimin e tre policëve.
Sipas tij, ka kontribuar edhe kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama.
“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla për Euronews Albania.
“Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, u shpreh Sveçla.
Pas 12 ditësh të mbajtur peng në Serbi, tre policët kufitarë janë liruar dhe kthyer në Kosovë të hënën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











