Kosova
Sveçla: Prania e policisë në pikat kufitare nuk është as provokim, as kërcënim
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo, sipas tij, nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar, përkundrazi, sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.
Sveçla në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, tha se Austria ashtu si aleatët e tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët.
“Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin.
Policia e Kosovës qëndron në pikat kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të Qeverisë demokratike të Kosovës.
Kjo nuk është as provokim, e as kërcënim për asnjë qytetar të Republikës sonë, përkundrazi ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie, prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje”, tha ministri Sveçla.
Sipas tij, vendimet e shtetit po zbatohen me sukses dhe deri tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa të përkohshme nga institucionet e zbatimit të ligjit.
Ndërkaq, ministri austriak tha se Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar, trafikimin dhe luftimin e migrimit të paligjshëm.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










