Kosova

Sveçla: Kryetarët e rinj nuk do të kenë probleme

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur bindjen që kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës nuk do të kenë probleme.

“Në veri vështirësitë janë më specifike, por probleme nuk do të ketë”, tha Sveçla në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare do të udhëheqë Komunën e Mitrovicës Veriore, Lulzim Hetemi Leposaviqin, Izmir Zeqiri i Partisë Demokratike të Kosovës Zubin Potokun dhe Ilir Peci Zveçanin, përcjell albinfo.ch.

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme votuan vetëm 1567 qytetarë, nga 45095 sa kishin të drejtë vote, ose 3.4%.