Lajme

Sveçla: Kemi identifikuar disa kriminelë për sulmet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se kanë arritur t’i identifikojnë disa persona, të cilët janë përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai ka reaguar edhe një herë ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se grupet kriminale në veri kontrollohen.

“Kemi arritur të indentifikojmë disa kriminelë që kanë cenuar rendin e sigurisë dhe kushtetues të Kosovës”, ka thënë ai, duke mos dhënë detaje më shumë.

Sveçla gjithashtu ka thënë se në komunat veriore janë aktualisht gjashtë barrikada, të cilat janë vendosur nga serbët lokalë, ku kërkoi që ato të largohen menjëherë.

Këto komente Sveçla i bërë gjatë konferencës për media të dielën, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, që u mbajt pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.