Kosova
Surroi: Vendimi i Kushtetueses do të mbahet mend gjatë – jo për mburrje
Reagimet e këtij vendimi për lirinë e lëvizjes kanë qenë të shumta
Dje Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj në lidhje me kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.
Kushtetuesja tha se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm Kuvendi i Kosovës.
Reagimet e këtij vendimi kanë qenë të ndryshme, së fundi ka reaguar publicisti Veton Surroi, i cili thotë se ky vendim “ka gjasa të mbahet mend gjatë në rrëfimet juridike gjithandej botës si shembull, dhe jo për mburrje”.
“Do të mbahet mend edhe në analet e Kuvendit. Sepse herën tjetër kur duhet kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave te Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e përfaqësueses të Kosovës, Kuvendit do t’i duhet të kalojë ‘Ligjin për kufizimin e kalimit të veturave dhe personave në rrugët X,Y, Z, para, gjatë dhe dy orë pas ndeshjes Kosovë-Angli’”, ka thënë Surroi në një postim në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












