Lajme
Supozohet se Putini po fsheh familjen në Zvicër
Presidenti rus, Vladimir Putin po fsheh katër fëmijët dhe një të dashur në shtetin zviceranë.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, trazirat e shkaktuara mes këtyre dy shteteve, ka bërë që presidentit rus të strehojë familjen në një vend të sigurt dhe të qetë.
E siguria më e madhe thuhet se është në Zvicër, shteti më neutral i botës, transmeton albinfo.ch.
Raportohet se presidenti rus, Vladimir Putin, po i fsheh katër fëmijët dhe një të dashur në shtetin zviceran.
Platforma shumë e njohur mediale amerikane “Page Six” shkruan se dy nga fëmijët e presidentti rus janë lindur në Tiçino, transmeton tutje albinfo.ch.
Referuar kësaj medie, presidenti rus thuhet se po fsheh të dashurën e tij, Alina Kabaeva, (38 vjeçe) dhe fëmijët e tyre në Zvicër.
Tutje, sipas raportit, thuhet se gjimnastja ritmike është “duke qëndruar në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt diku në Zvicër” me katër fëmijët e tyre.
Thuhet se familja sekrete e Putinit po qëndron në një “shtëpi të sigurisë së lartë”, në shtetin e Zvicrës, duke mos e bërë publike vendin saktësisht.
Ndërkohë pas disa hulumtimeve, kjo media shkruan se një pistë të çon në Tiçino, më saktë “afër Luganos”. Sipas raportit, “dy vajzat binjake” lindën atje në shkurt të vitit 2015. Sipas burimit, Putini dhe Kabaeva kanë gjithsej katër fëmijë së bashku, dy vajza binjake dhe dy djem. “Fëmijët të gjithë kanë pasaporta zvicerane dhe unë mund ta imagjinoj se ajo gjithashtu ka një pasaportë zvicerane”, citon “Page Six”, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se presidenti rus ka dy vajza të rritura nga martesa e tij e mëparshme me ish-stjuardesën Lyudmila Shkrebneva (64 vjeçe).
Nga ana tjetër, gruaja e dytë e tij, Kabaeva, gjimnastet ritmike që ka fituar dy medalje olimpike, 14 medalje në Kampionatin Botëror dhe madje 21 medalje në Kampionatin Europian. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë