Sport
Superliga e Zvicrës është pezulluar, Kololli shënon gola në miqësore
Për shkak të koronavirusit, ndeshjet e Superligës së Zvicrës në futboll nuk janë duke u zhvilluar. Masa e pezullimit të ndeshjeve është në fuqi deri më 23 mars.
Së fundi ndeshje të kampionatit helvetik janë luajtur më 22 e 23 shkurt. Janë shtyrë ndeshjet e tri xhirove, ndërsa shtyrje të tjera nuk përjashtohen. Pushimin e detyrueshëm skuadrat zvicerane po e shfrytëzojnë për të luajtur ndeshje miqësore. Ndeshjet luhen pa shikues.
Të shtunën një miqësore e kanë luajtur Luzerni e Cyrihu.
Cyrihu fitoi me rezultatin 5:0, ndërsa formë të lartë në këtë takim miqësor ka treguar reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli. Ai shënoi dy gola.
Për Cyrihun pos Kolollit tërë ndeshjen luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 65-të, njëjtë si Toni Domgjoni.
Te Luzerni luajtën Shkëlqim Demhasaj e Lorik Emini, ndërsa mungoi Idriz Voca, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












