Shkurt.ch
Sulmuesi me sëpatë: Kam dashur t`i vras të gjithë!
17 vjeçari me prejardhje letoneze, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori për të rinj ka thënë se ka pasur qëllim vrasjen e personave që ka sulmuar
I riu 17 vjeçar i cili më 22 tetor kishte sulmuar në Flums (SG) me sëpatë tetë persona, thotë se këtë e ka bërë duke pasur për qëllim që t`i vriste. Këtë njoftim e ka dhënë sot për mediet zvicerane, Prokuroria e Përgjithshme e St. Gallenit.
Personi në fjalë, me prejardhje letoneze, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori për të rinj ka thënë se ka pasur qëllim vrasjen e personave që ka sulmuar, transmetoin albinfo.ch. Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktimat e tij kanë qenë të rastit dhe se nuk e ka njohur asnjërin prej tyre.
Më tutje, ai ka pranuar se ka bërë një zjarrvënie por prokuroria nuk bën të ditur motivin për këtë akt të tij.
Nga tetë të sulmuarit, gjashtë kanë marrë plagë por tashmë të gjithë kanë lëshuar spitalin.
(Foto: Kapo St. Gallen)
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











