Lajme
Sulmuesi nga Kosova, afër zyrtarizimit në Premier League
Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Andi Zeqiri, është vetëm një hap larg firmës me klubin e Premier Leagues, Brighton.
Burime për Supersport konfirmojnë se futbollisti 21-vjeçar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe firma mbi kontratë e zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.
Me prindër nga Ferizaj, Andi Zeqiri ka lindur në Lozanë të Zvicrës, ku edhe është rritur si futbollist e ka debutuar në skuadrën e parë thuajse 5 vjet më parë.
Sezonin e fundit 21-vjeçari ishte protagonist te skuadra e Lozanës, pasi shënoi 22 gola në 37 ndeshje dhe ndihmoi ekipin në rikthehet në Superligën e Zvicrës.
Prej kohësh ishte folur për interesimin e skuadrave të ndryshme për sulmuesin e talentuar, por duket se Brighton lëvizi më shpejt dhe arriti të bëjë të vetin qendërsulmuesin.
Andi Zeqiri ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Përfaqësueses zvicerane, që nga U15 dhe deri te U21, teksa me këtë të fundit ka shënuar 9 gola në po kaq ndeshje të zhvilluara.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











