Gruaja
Sulmuesi me thikë, ia mbath nga frika prej kosovares!
Gruaja e sulmuar kishte ruajtur gjakftohtësinë, duke u mbrojtur dhe duke bërtitur me të madhe e kishte shtyrë sulmuesin të merrte vrapin
Një burrë i paidentifikuar, me paraqitje të çuditshme, me një shami në kokë dhe me trupin e mbështjellë me një mbulesë të zezë, ka sulmuar me thikë një grua të re kosovare në banesën e saj në Reinach të kantonit Aargau.
Sulmi ka ndodhur të martën, në orën 5.30 të mëngjesit
Personi i panjohur kishte hyrë befasisht, përmes derës së hapur në banesën e gruas dhe e kishte kërcënuar atë me një thikë. Por gruaja e kishte ruajtur gjakftohtësinë, duke u mbrojtur dhe duke bërtitur me të madhe e kishte shtyrë sulmuesin të merrte vrapin. Pastaj ajo ka alarmuar policinë.
Policia tash është në kërkim të dëshmitarëve që mund të kenë parë lëvizje të dyshimta, shkruan aargauerzeitung.ch. Sipas përshkrimit të kosovares, sulmuesi është një burrë rreth 60 vjeçar, me gjatësi rreth 1.65m. me mjekër të thinjur dhe me syze.
Nisur nga paraqitja e çuditshme e sulmuesit dhe përfundimi pa pasoja i sulmit, motivi i këtij akti mbetet i paqartë për policinë kantonale, e cila ka filluar hetimet.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













