Futboll
Sulmuesi i Kombëtares: Po përgatitemi seriozisht
Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të zhvilluar në qytetin e Frankfurtit ditën e sotme, ku foli për përgatitjet e skuadrës si dhe për modulet e përdorura nga trajneri Reja gjatë kësaj periudhe. Në fund nuk mungoi dhe një koment për rikthimin e Çikalleshit.
“ Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi seriozisht. Kemi disa ditë që jemi grumbulluar, stërvitja ka qenë intensive me përqendrim maksimal për të pasur formën më të mirë për këto dy ndeshje. Gjërat ndryshojnë pasi kemi trajner të ri dhe një metodë tjetër të punuar. Sigurisht në çdo ekip ndodhin. Ndihemi mirë dhe të lumtur dhe me më shumë rëndësi është që për këto ndeshje të jemi të gjithë gati”
Balaj ka thënë se e rëndësishme për ne është që të jemi gati për çdo lloj skeme dhe duke dhënë më të mirën tonë çdo rezultat është i mundshëm.
“Prej vitesh Kombëtarja ka luajtur me një sulmues. Ka qenë zgjedhje e trajnerëve të mëparshëm. Është hedhur edhe opsioni me dy sulmues dhe është më mirë për cilindo që luan në sulm të ketë një partner. Mundësia për të shënuar do të jetë akoma më e madhe. E rëndësishme është që secili që luan është e sigurt që do të japë më të mirën”, ka thënë Balaj
“Jemi për një interes të përbashkët që Shqipëria të arrijë maksimumin e pikëve, të arrijë fitoren në këtë 2 ndeshje që do të na ndihmonte shumë për ecurinë. Ardhja e lojtarëve si Cikalleshi i bën mirë ekipit dhe ndihmon në arritjen e objektivave” shtoi Balaj
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












