Lajme
Sulmohet shtëpia e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani
Sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK e ka dënuar bordi i RTK-së, Qeveria e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë, Unioni i Gazetarëve të Kosovës, etj.
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së mërkurë, nga persona të panjohur dhe me bombolë gazi është sulmuar shtëpia e kryeredaktorit të Televizionit të Kosovës, Mufail Limani, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia është duke hetuar rastin, ndërkohë sulmin e ka dënuar fuqishëm Bordi i Drejtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, menaxhmenti i RTK-së, shoqatat e gazetarëve etj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se persona të panjohur kanë tentuar të shkaktojnë zjarrëvënie në shtëpinë e Limanit përmes një bombole gazi të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij. Fatmirësisht Limani dhe familja e tij kanë shpëtuar.
“Sot në orët e mëngjesit rreth orës 03.20 minuta, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku dyshohet se një bombol gazi e kishte kapluar zjarri. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, në derën e hyrjes së shtëpisë dhe në korridor, po ashtu, njoftohet se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale. Me të marr informacionin, të gjitha njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes duke përfshirë njësitet patrulluese, përfshirë krim-teknikën dhe njësitin për hetimin e materialeve shpërthyese të cilat janë duke kryer të gjitha veprimet konform autorizimeve policore”, thotë Sadriu.
Bordi i Drejtorëve të RTK e dënon fuqishëm sulmin duke e cilësuar si një sulm i drejtuar kundër njërit prej gazetarëve më të shquar shqiptarë.
“Bordi i RTK-së kërkon nga autoritetet zbardhjen e këtij sulmi dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Bordit.
“Sulmi ndaj kryeredaktorit të Televizionit publik të Kosovës dhe familjes së tij është përpjekje për ngulfatjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave dhe rrezik për lirinë e përgjithshme”, thuhet në reagimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK, Mentor Shala.
Sulmin ndaj kryeredaktorit të RTK e ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë, Unioni i Gazetarëve të Kosovës, etj.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













