Lajme

Sulmohet patrulla e policisë në veri

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në patrullën e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur te ‘Tre rrokaqiejt’, zonë kjo e banuar me popullatë të përzier.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar.“Pas shtënies me armë, të dyshuarit kanë ikur në pjesën jugore të qytetit”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka përjashtuar mundësinë e sulmit të motivuar etnikisht, duke thënë se në patrullën e cila ka qenë cak e tre sulmuesve kanë qenë një polic shqiptar dhe një tjetër serb.