Shqipëria
Sulmohet objekti i Policisë në Tiranë nga protestuesit
Protestuesit kanë nisur sulmin ndaj Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Fishekzjarrë dhe flakadanë janë hedhur drejt ndërtesës, para se protestuesit të vazhdonin marshimin, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Basha thotë se Rama po e shkatërron Shqipërinë përmes krimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për largimin e qeverisë aktuale, pasi ajo, sipas tij, përmes krimit të organizuar po e shkatërron vendin.
Në fjalimin e tij para masës së mbledhur në protestën e opozitës që po mbahet në Tiranë, kreu demokrat tha se Rama ofron dhunën si mjetin e vetëm për zgjidhje.
“Ky është parlament jolegjitim, kjo është qeveri jolegjitime”, tha Basha.
Ai akuzoi qeverinë aktuale për dhunën në protestën e së shtunës ndaj protestuesve, duke thënë se vetëm dhuna zgjedhore është ajo që mban Qeverinë Rama në pushtet.
“Ne jemi në betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, ne jemi për Kushtetutë dhe për të drejtën e qytetarëve”, u shpreh ai, transmeton KP.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














