Kosova

Sulmohet një zyrtar i Policisë së Kosovës nga një serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:30 të së premtes në pikë kalimin kufitar në Jarinje një shtetas i Serbisë ka sulmuar policin kufitar. Sipas policisë, i dyshuari tashmë i arrestuar kishte tentuar të hyjë në Kosovë, përkundër që nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm, përcjellë albinfo.ch.

“Pas refuzimit për hyrje në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë, përcjellë albinfo.ch.