Lajme
Sulmohet me grushte kryetari Bahtiri
Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, ishte sulmuar nga një 25 vjeçar, i cili kishte shkuar në komunë për të kërkuar punë. Sulmuesi është arrestuar nga Policia
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është sulmuar me grushte gjatë kohës kur po kryente detyrën në komunë. Ai është sulmuar nga një 25 vjeçar, i cili kishte shkuar për të kërkuar punë, ndërsa pas kishte sulmuar kryetarin, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.
Ngjarje, siç ka thënë ai, ka ndodhur rreth orës 15:00. Sulmuesi tani është arrestuar nga policia, ndërsa kryetari Bahtiri ka ndërprerë agjendën e tij në Prishtinë si pasoj e këtij incidenti.
“Ka qenë diku ora rreth 15:00, kur kryetari Bahtiri ka dalë nga zyra e tij për t’u nisur në drejtim të Prishtinë ku kishte një takim pune. Me të dalë, një qytetarë e ka ndalë dhe i ka kërkuar takim. Kryetari Bahtiri i ka thënë se nuk ka problem, vetëm leje numrin e telefoni në sekretari…Kryetari Bahtiri është nisur shkallëve te poshtë për të dalë nga Komuna, ndërsa në atë moment qytetari ka reaguar dhe e ka qëlluar nga pas me grushte”, tha Syla.
Më vonë është bërë me dije identiteti i sulmuesit. Ai është 25 vjeçari Adem Dibrani, i cili pasi që nuk është ndarë i kënaqur me përgjigjen e kryetarit Bahtiri. “Pse nuk po më punëson” thuhet t’i jetë drejtuar Dibrani, kryetarit Bahtiri, të cilin më pas e grushtuar.
Bahtiri nuk ka pësuar lëndime të rënda mirëpo që për shkak të incidentit është detyruar ta anuloj takimin e punës. Ndryshe, Bahtiri ka ardhur në krye të komunës duke premtuar mijëra vende të reja punë në Mitrovicë. Tanimë kanë kaluar një vjet e gjysmë nga zgjedhjet, dhe punësimi mbetet aty ku ka qenë në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












