Lajme
Sulmohet me granatë shtëpia e një shqiptari
Rasti është paraqitur në policisë rreth orës 14:00, kurse granata e pashpërthyer është larguar nga KFOR-i
Në oborrin e një shtëpie shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe, është gjuajtur një granatë dore, por fatmirësisht nuk ka eksploduar. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në Lagjen e Boshnjkaëve, e cila është e banuar nga trio komunitetet, shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Ergin Mediq ka thënë se rasti është paraqitur në policisë rreth orës 14:00, kurse granata e pashpërthyer është larguar nga oborri i shtëpisë nga njësiti i specializuar i KFOR-it.
Ky akt konsiderohet edhe një formë presioni për shpërnguljen e shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës, e banuar nga komuniteti serbë. Këta të fundit që nga paslufta (1999) kanë sfiduar institucionet e Kosovës, ndërkaq janë financuar në vijimësi nga Qeveria e Beogradit dhe për 13 vjet më radhë kanë funksionuar si strukturë paralele.
Ky lajm, ndërkaq është fokusuar edhe nga mediat serbe, të cilët apostrofojnë shqiptarët si komunitete që qëndron pas këtij rasti.
Кrstimir Pantiq është njëri nga përfaqësuesit ekstrem të serbëve përtej lumit Iber. Ai ka gjykuar sulmin me granatë dore që ka ndodhur në shtëpinë e shqiptarit në lagjen e Boshnjakëve. Ai ka thënë se bomba është hedhur në oborrin e shtëpisë të cilën shqiptari kohë më parë i ka shitur një serbi, ndërsa ditëve të fundit ka qenë duke i bartur gjësendet nga shtëpia.
Ndryshe, sulmet me armë dhe me bomba nuk janë të rralla në veriun e Kosovës. Disa ditë më parë me dy granata është sulmuar punkti i paqeruajtësve të KFOR-it, ndërsa nga vendosja e një eksplozivi plastik në dritare të banesë, dy muaj më parë ka mbetur i vdekur Slever Haradinaj nga lagja “tre rrokaqiejt”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










