Lajme
Sulmohet hetuesi i EULEX-it

Sot, rreth orës 11 para dite është sulmuar në Prishtinë një hetues i EULEX-it. Ndaj tij është shtënë me armë zjarri derisa po lëvizte me makinën e tij zyrtare. Sipas informatave jozyrtare që kanë dhënë mediet e Prishtinës, zyrtari i sulmuar është shefi i hetimeve dhe operacioneve, amerikani James Albrecht.
Zëdhënësja e EULEX-it Kristina Herodes ka bërë të ditur se sulmi është bërë ndaj një zyrtari të lartë të misionit, por pa dhënë detaje tjera. Sipas saj, pista e parë e hetimeve çon në dyshimin se bëhet fjalë për një sulm të planifikuar, mirëpo theksoi se rrethanat janë ende të paqarta.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, kanë bllokuar të gjitha lëvizjet dhe ende nuk ka informacione nëse dikush është arrestuar.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave