Lajme
Sulmohen stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë
Mbrëmë rreth orës 22 janë sulmuar me bomba dy stacionet e policisë, në Kumanovë dhe Tetovë. Shpërthimet kanë kaluar pa viktima, vetëm me dëme materiale
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbrëmë në dy stacione të policisë në Kumanovë dhe Tetovë, të cilat kanë kaluar pas pasoja në njerëz, por vetëm me dëme materiale. Shpërthimet kanë ndodhur në të njëjtin interval kohor, ndërsa ende nuk duhen motivet e sulmeve.
Sipas medieve lokale në Maqedonia, duke u thirrur në burimet e policisë, thonë se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 22.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski tha se rreth orës 20 ka pasur detonim, jashtë stacionit policor.
“Në ora 19:50 ka pasur detonim në afërsi të oborrit të stacionit policor. Ekipet e MPB-së dhe anti-terrorizmit po kryejnë hetim për arsyet e detonimit. Nuk kemi informacion nëse bëhet fjalë për mjet eksploziv po diçka tjetër”, tha Josifovski për Alsat M.
Edhe stacioni policor në Tetovë ka qenë cak i sulmit me bomba. Raportohet se bombat kanë shpërthyer brenda objektit të policisë, por nuk ka viktima në njerëz, vetëm dëme material.
Në Kumanovë jo-zyrtarisht mësojmë se stacioni policorë është sulmuar me bombë kashikara, megjithatë nuk ka informata për viktima në njerëz.
Në Tetovë policia dhe organet e krim teknikës kanë dalë në teren dhe po kryejnë hetime. Derisa në Kumanovë është shtuar dukshëm numri i forcave policore. Nga policia as konfirmojnë e as demantojnë informacionet për sulmet ndaj stacioneve policore.
Ndryshe, disa javë më parë, persona të panjohur kanë sulmuar me granatahedhës edhe objektin e qeverisë në Shkup. Ministra e Punëve të Brendshme në Maqedonia nuk ka dhënë detaje nëse ka identifikuar sulmuesit dhe se kush qëndron para këtyre personave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











