Lajme
Sulmohen policia dhe zjarrfikësit në Cyrih: Një oficer i plagosur
Disa të rinj të maskuar kanë sulmuar policinë me shishe dhe fishekzjarre. Mbrëmja e trazirave të djeshme në Cyrih, ku disa dhjetëra persona vunë zjarr rreth zonës së kazermës dhe më pas sulmuan policinë dhe zjarrfikësit, u qetësua vetëm pasi oficerët përdorën plumba gome, gaz irritues dhe një top uji. Një polic ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas mesnate, policia komunale e Cyrihut ka marrë njoftim për një kontenier në zjarr. Thirrja erdhi pak pasi festa e 1 majit kishte përfunduar në ambientet e kazermës, raporton RSI, përcjell albinfo.ch.
Raportime të tjera bënin fjalë për skuterë elektrikë, kosha dhe objekte të tjera që digjeshin në të njëjtën zonë.
Gjatë shuarjes së zjarreve dhe largimit të bllokimeve të trafikut, policia dhe zjarrfikësit u sulmuan disa herë nga persona të maskuar, që raportohet se i përkisnin vendit të ngjarjes dhe ishin të armatosur.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








