Lajme
Sulmi në Vjenë: 3 të vrarë dhe 15 të plagosur
Njerëz të armatosur hapën zjarr të hënën mbrëma në Vjenë, derisa banorët e qytetit ishin duke shijuar natën e fundit para se qyteti të hynte në një bllokim të pjesshëm të koronavirusit.
Përmes Twitterit, Policia bën të ditur se 3 njerëz janë vrarë. Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri. Ndërsa 15 u plagosën, thanë autoritetet herët të martën, ndërsa disa persona të armatosur mund të jenë akoma të lirë.
Të paktën një nga autorët u qëllua dhe u vra nga policia, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Duke folur derisa sulmet ishin ende në zhvillim, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e përshkroi incidentin si “një sulm të neveritshëm terrorist”.
“Një nga autorët ishte neutralizuar, por disa autorë të veprës duket se janë akoma të lirë”, tha Kurz.
“Duket se ata gjithashtu, me sa dimë, janë të pajisur shumë mirë, me armë automatike. Pra, ata ishin të përgatitur shumë mirë”, u shpreh kancelari austriak.
Një dëshmitare e sulmit, Eveline, i tha AP se ajo dhe të tjerët ishin strehuar në një hotel lokal. “Papritmas filloi të shtënat, në fillim nuk e dinim se çfarë ishte… Pastaj kishte përsëri të shtëna, por më afër, kështu që ne filluam të iknim”, tha ajo.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









