Fotolajmi
Sulmi në Nice, rritet në 84 numri i viktimave
Presidenti francez në adresimin e mbrëmshëm tha se ai nuk kishte asnjë dyshim se ishte një sulm terrorist
Bilanci i fundit i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm në Nicë flet për 84 të vdekur dhe qindra të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike. Në mesin e të viktimave ka edhe disa fëmijë.
Sulmi ndodhi kur një kamion fluturoi në turmën që po festonte Ditën Nacionale të Francës. Shoferi ka lëvizur me një shpejtësi të plotë rrugën « Promenade des Anglais », një distancë prej dy kilometrash, siç tregohet nga një grafikë kompjuterike e postuar në Twitter nga agjencia AFP.
Presidenti francez, Francois Hollande, thotë se bëhet fjalë për një akt terrorist monstruoz.
Video dhe fotografi shqetësuese tregojnë për një numër të kufomash përgjatë shëtitores në Nice.
Autoritetet franceze thanë se shoferi u qëllua nga policia. Në kamion janë gjetur disa lloje të armëve dhe granatave.
Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa polcia ka identifikuar shoferin e armatosur, i njohur si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31-vjeçar, i lindur në Tunizi, ndërkohë që sipas dokumenteve të gjetura në kamion ishte në pronësi nga një banor rezident i Nicës.
Presidenti francez në adresimin e mbrëmshëm tha se ai nuk kishte asnjë dyshim se ishte një sulm terrorist.
Prokurori në Paris hapi një hetim për vrasje, vrasje në tentativë dhe organizim të një grupi të lidhur me organizatën terroriste. Në hetimi janë përfshirë inteligjenca franceze dhe policia ligjore.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












