Lajme
Sulmi ndaj Ollurit, sulm ndaj fjalës së lirë
“Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme”, shkruan kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Sulmi brutal ndaj gazetarit Parim Olluri në prani të bashkëshortes, ka ngjallur reagime gjithandej opinionit në Kosovë. Këtë sulm barbarë e kanë cilësuar jo vetëm Asociacioni i Gazetarëve kosovar, por edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit e quan të papranueshme sulmin ngaj këtij gazetari dhe gazetarëve tjerë.
“Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme”, shkruan kryetari i LDK-së dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.
Kryeministri shprehet me optimizëm për efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës ndaj gazetarit Olluri.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së ditës së djeshme.
AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medies.
“AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit. Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK. AGK do të përcjell me vêmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Ndryshe, s gazetari Olluri, që është udhëheqës i platformës “Insajder”, është sulmuar mbrëmë në Prishtinë afër banesës së tij, afër qendrës së qytetit. Shkas duket të jetë bërë një shkrim autorial që Olluri kishte shkruar për komandantët e UÇK-së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











