Lajme
Sulmi ndaj Editës, akt huliganizmi, thotë ekzekutivi
"Ky sulm, i kryer nga individë të "Vetëvendosjes", është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin"

Qeveria e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit drejtuar zv.kryeministres Edita Tahiri. Në reagim, qeveria e quan aksionin e Vetëvendosjes e vandal dhe vepër huliganësh.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatën dhe dënon fuqimisht manifestimin e dhunës dhe vandalizmit ndaj zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, pas kthimit nga Brukseli”, thuhet në reagimin e qeverisë.
Sipas saj, ky sulm, i cili është kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike “Vetëvendosje”, është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin.
“Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik.”, thotë ekzekutivi.
Në reagim thuhet se Qeveria do të vazhdojë me dialgun me Serbinë, sepse sipas saj, kjo do të çojë në njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit.
Qeveria thotë se sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë nuk ka alternativë dhe se “ata që kundërshtojnë këtë, pavarësisht se nga vijnë, nuk do të kenë perspektivë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës.”
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€