Kosova
Sulmi iranian, MPJD njofton se 26 kosovarë gjenden në Izrael
Mbrëmjen e djeshme, Izraeli u sulmua nga Irani me 181 raketa dhe me këtë rast, mbi 10 milionë izraelitë u detyruan të evakuuohen dhe të strehohen në vendet e sigurta.
Sipas raportimeve, si pasojë e sulmit, deri më tani raportohet se janë regjistruar nëntë viktima, përcjell albinfo.ch.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë njoftuar se në zonat e konfliktit në Liban dhe Izrael, janë 26 kosovarë.
“Kryesisht të angazhuar me punë në organizata ndërkombëtare. Në këtë grup hyjnë edhe katër shtetase të mitura që janë nxënëse në shkollat e mesme në Izrael”, ka thënë Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla për KlanKosova.
Tutje ai ka deklaruar se nuk ka asnjë të lënduar në mesin e tyre nga sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, me të gjithë qytetarët tonë që aktualisht ndodhen në shtetin e Izraelit dhe gjendja e tyre është e mirë”, theksoi ai.
Sipas tij, Ambasada ka qenë po ashtu në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite, dhe sipas informacioneve zyrtare nuk ka pasur plane për evakuime brenda shtetit të izraelit, ose të shtetasve të huaj për largim nga Izraeli, pasi aeroportet dhe hapësira ajrore kanë qenë të mbyllura.
“Nga mëngjesi i sotëm gradualisht ka filluar të operojë aeroporti Ben Gurion, me disa fluturime të rregullta. Ndërsa nisur nga fakti që Republika e Kosovës nuk ka prezencë diplomatike në Liban, zyrtarisht nuk kemi të dhëna zyrtare lidhur me numrin e shtetasve kosovarë që jetojnë atje”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













