Istanbul,Taksim Square. Foto: EPA/STR
Fotolajmi
Sulm vetëvrasës me bombë në Stamboll
Pesë persona u vranë dhe të paktën 36 të tjerë u plagosën, përfshirë 12 shtetas të huaj që janë plagosur rëndë në një sulm vetëvrasës me bombë, që ka ndodhur të shtunën në qendër të Stambollit, transmetojnë mediat turke.
Sulmi ka ndodhur në bulevardin “İstiklal” jashtë zyrës së guvernatorit lokal të Komunës “Beyoğlu”, tha për mediat, guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.
Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezinoglu tha se 36 njerëz u plagosën, përfshirë 12 shtetas të huaj që janë në gjendje të rëndë dhe një fëmijë. Sipas tij, në spitale në Stamboll shtatë viktimat janë në gjendje kritike.
Agjencia “Doğan” tha se janë konfirmuar vdekjet e pesë personave në një sulm vetëvrasës me bombë në zonën më të frekuentuar në Istiklal Avenue, dhe se në mesin e të plagosurve janë tre shtetas të Izraelit.
Kjo zonë tërheq më shumë se tre milionë turistë vendas dhe të huaj.
Në janar 12 turistë, kryesisht gjermanë kanë humbur jetën në Stamboll në një sulm vetëvrasës me bombë të ngjashëm, për të cilin zyrtarët turq kanë akuzuar organizatën sunite ekstremiste të Shtetit Islamik.
Ky sulm vjen gjashtë ditë pas sulmmit me bombë me një veturë vetëvrasëse që kishte ndodhur në kryeqytetin turk Ankara.
Përgjegjësia për sulmin ishte marrë nga militantët nga organizata kurde Freedom Falcons (ATK), e cila është konsideruar si një fraksion i shkëputur i PKK.
Në fund të shkurtit ATK merr përgjegjësinë edhe për bombën që ka nodhur në Ankara që vrau 29 persona.
Për shkak të dhënave në lidhje me shpërthimet e mundshme, Gjermania mbylli të enjten misionet e saj diplomatike dhe institucionet arsimore në Turqi.
Ekspertët turq kanë paralajmëruar se efekti i kombinuar i sulmeve terroriste, lufta në Sirinë fqinje, mund të kenë një efekt shkatërrues për sektorin e turizmit të Turqisë.
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet? Fillimi i një biznesi në Austri është jashtëzakonisht i ndërlikuar, por sasia e burokracisë do të...
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha