Lajme
Sulm terrorist në Ankara, vritet sulmuesi
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë zjarri në kryeqytetin turk, Ankara.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë e ka konfirmuar rastin dhe e ka cilësuar si sulm terrorist.
Sipas njoftimit në rrjetin social Twitter, dy “terroristë” iu afruan hyrjes së drejtorisë së sigurisë së ministrisë rreth orës 9:30 të mëngjesit me orën lokale (08:30 CEST) dhe kryen një sulm shpërthyes atje.
“Rreth orës 09:30, dy terroristë të cilët erdhën me një mjet të lehtë komercial para portës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kanë kryer një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua”, thuhet në njoftimin nga ministri Ali Yerlikaya.
Saat 09.30 sıralarında İçişleri Bakanlığımız Emniyet Genel Müdürlüğü giriş kapısı önüne hafif ticari araçla gelen 2 terörist bombalı saldırı eyleminde bulunmuştur.
Teröristlerden biri kendini patlatmış, diğer terörist etkisiz hale getirilmiştir.
Açılan ateş sırasında 2 Emniyet…
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) October 1, 2023
Dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë nga flakët e shkaktuara nga shpërthimi, përcjell albinfo.ch.
https://twitter.com/ConflictTR/status/1708393930218246243
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











