Lajme
Sulm në qendër të Brukselit, të paktën 2 të vrarë
Të paktën 2 persona me kombësi suedeze raportohen të vdekur pas një sulmi që ndodhi në qendër të Brukselit.
Mediet raportojnë se një burrë ka hapur zjarr në qendër të Brukselit dhe se i njejti është në arrati. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale.
Sipas burimeve policore të cituara nga mediat lokale, njeriu që hapi zjarr me kallashnikov në qendër të Brukselit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, bërtiti “Allah akbar”.
Mësohet se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 19:15 pranë Place Sainctelette, midis Bulevard d’Ypres dhe Bulevard du Ninième de ligne.
Në vendngjarje kanë mbërritur makina të shumta policie dhe ambulanca.
Nga pamjet që qarkullojnë, shihet një burrë me një xhaketë fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, një armë në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur.
Ai dyshohet se ka qëlluar në një makinë para se të godiste dy persona në një taksi.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











