Bota
Sulm në Gjermani, s’përjashtohet mundësia për terrorizëm
Një person ka plagosur me thikë të paktën 14 persona. Sulmi ndodhi në një autobus në veri të Gjermanisë. Sulmuesi më pas është arrestuar nga policia.
Autoritetet gjermane thonë se nuk mund ta përjashtojnë terrorizmin si motiv i këtij sulmi, që ndodhi në qytetin Luebeck të shtetit Schleswig-Holstein, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Dy nga persona e plagosur, raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sulmuesi është arrestuar nga policia”, ka njoftuar policia gjermane, përmes rrjetit social Twitter.
Gazeta lokale Luebecker Nachrichten ka cituar një zëdhënëse të Prokurorit të Shtetit të ketë thënë se asnjë “motiv nuk mund të përjashtohet, përfshirë edhe atë terrorist”. Kjo zëdhënëse, megjithatë, nuk e ka bërë publik identitetin e sulmuesit të dyshuar.
Megjithatë, kjo gazetë ka raportuar se sulmuesi është iranian, rreth 30-vjeç, edhe pse ky raportim nuk ka mundur të konfirmohet.
Auroritetet raportet se janë duke ekzaminuar një çantë që është gjetur në autobus, pas raportimeve se nga ajo ka dalë tym.
Qyteti Luebeck gjendet në verilindje të Hamburgut.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











