Shqipëria

Sulm kibernetik, bllokohen shërbimet online në Shqipëri

Shqipëria po përballet me sulme kibernetike, duke bërë që të gjitha sistemet online të mbyllen. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas informacioneve, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë. Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Ekipi i Microsoft, i Jones Group International dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë së Informacionit po punojnë për të mos lejuar që sulmi kibernetike të dëmtojë apo të cenojë sistemet shqiptare të informacionit.