Lajme
Suedia aplikon testime falas për koronavirus
Qeveria suedeze tha se programi i testimit do të kushtojë 640 milionë dollarë.
Suedia aplikon testime falas për këdo që ka simptoma të COVID-19.
Është bërë e ditur nga mediat botërore se nga dita e djeshme Suedia do të sigurojë testim falas për këdo që ka simptoma të koronavirusit dhe do të kryejë gjurmime të kontakteve, të atyre që janë të infektuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj, thuhet se i gjithë qëllimi i programit të ri të testimit është të kontrollojë shkallët e infeksionit në vend. Suedia nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende evropiane.
Qeveria suedeze tha se programi i testimit do të kushtojë 640 milionë dollarë.
“Tani e tutje, të gjithë personat me simptoma do të jenë në gjendje të testohen pa kosto për COVID-19”, tha ministri i Financave në Suedi, Per Bolund.
Njoftimi u bë pasi autoritetet e këtij vendi thanë se do të lejojnë udhëtimin e brendshëm nëpër gjithë vendin, gati tre muaj pasi një gjë e tillë u kufizua si pjesë e masave kundër pandemisë.
“Situata është ende serioze. Ky njoftim nuk do të thotë që rreziku ka kaluar. Nuk do të thotë që jeta të kthehet në normalitet”, tha kryeministri suedez, Stefan Lofven.
Suedia ka raportuar gati 42,000 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi dhe më shumë se 4500 vdekje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












