Zhvillim
Suedia ndihmon Kosovën me 70 milionë €
Vetëm për periudhën 2014-2020, Suedia do ta përkrahë Kosovën me afër 70 milionë euro, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar mes të dyja vendeve në tetor të vitit që shkoi. Kjo përkrahje do të orientohet për sundim të ligjit, demokratizim dhe zhvillim ekonomik.
Kështu u tha pas një takimi që sekretarja e shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer zhvilloi në Prishtinë me zëvendësministrin kosovar të Integrimit, Ramadan Ilazi.
Zëvendësministri Ilazi, ka falënderuar znj.Modeer për përkrahjen e vazhdueshme që populli dhe Qeveria e Suedisë i ka ofruar Republikës së Kosovës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.
Zëvendësministri Ilazi e ka njoftuar znj. Modeer me punën dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian. Sa i përket MSA-së ka thënë se është miratuar Programi kombëtar për zbatim të MSA-së, ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave ka theksuar se më 15 janar është dorëzuar inputi i fundit për plotësimin e tetë rekomandimeve për liberalizimin e vizave nga raporti i 18 dhjetorit 2015 i Komisionit Evropian.
“Tani jemi në pritje të realizohet vizita e paralajmëruar e komisionerit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, në Kosovë, në mënyrë që të lëvizim tutje në këtë proces me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.
Ndërkaq sekretarja e shtetit (zëvendësministre) për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë znj. Ulrika Modeer, ka theksuar se Kosova dhe Suedia janë partner të fortë dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Suedisë ndaj procesit të liberalizimit të vizave si dhe agjendës evropiane të Kosovës në përgjithësi.
“Kosova dhe Suedia kanë partneritet për një kohë të gjatë në reforma dhe zhvillim duke pasur fokus klimën dhe mjedisin, qeverisjen demokratike, reformën e administratës publike si dhe zhvillimin ekonomik. Pasi që Kosova është duke lëvizur më pranë BE-së, ne jemi fokusuar në reformat dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të promovohet zhvillimi socio-ekonomik. Në aspektin ekonomik, mbështetja bilaterale e Suedisë në Kosovë arrin në rreth 9 milionë euro në vit”, ka theksuar Modeer.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










