Lajme
Suedia mbështet agjendën evropiane të Kosovës
Çështja e Liberalizimit të Vizave është në rrugën e duhur dhe besoj që shumë shpejtë do të arrijmë tek kjo zgjidhje, deklaroi ministrja suedeze, Ohlsson
Ministrja për Çështje Evropiane e Qeverisë Suedeze, Birgitta Ohlsson u shpreh e kënaqur me punën që kanë bërë institucionet e Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe për Marrëveshjen për Stabilizim Asociiim. Ajo tha se Qeveria e Suedisë do të ndihmojë në vijimësi integrimin e Kosovës.
Këto komente ministrja suedeze i bërë pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministren kosovare të Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Kjo e fundit nënvizoj rëndësinë që ka MSA-ja për Kosovën, si mjet i ankorimit të rrugës Evropiane të Kosovës dhe inventive e qëndrueshme reformatore.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja Çitaku njoftoj ministren Ohlsson për gjendjen e përmbushjes së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, miratimin e Planit të Veprimit për Liberalizim të Vizave dhe punën e vazhdueshme të institucioneve në këtë drejtim.
Ministrja Çitaku potencoi rëndësinë dhe impaktin e drejtpërdrejt që ka procesi i liberalizimit të vizave në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar gjithashtu që Kosova të vlerësohet strikt dhe korrekt në këtë proces.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










