Lajme
Suedia kërkon dëmshpërblim nga Irani për qytetarët e saj
Suedia deklaroi se kërkon dëmshpërblim nga Teherani për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua gabimisht nga Irani.
Suedia deklaroi se kërkon dëmshpërblim nga Teherani për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua gabimisht nga Irani.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde, në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në Twitter bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Stokholm, Sayed Rasool Mohajer, u thirr në Ministri për të biseduar në lidhje me avionin ukrainas të rrëzuar në Iran.
Ministrja Linde gjithashtu tha që ambasadori iranian, Sayed Rasool Mohajer, ka propozuar bashkëpunim mes dy vendeve për të hetuar aksidentin, ndërsa tha se “nga ambasadori është kërkuar përgjegjësia për shpejtësinë dhe transparencën dhe njëkohësisht për kompensimin sadopak të dhimbjes së të afërmve të viktimave të vendit tonë”.
Avioni i pasagjerëve Boeing 737-800 i kompanisë “Ukrainian Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Imam Homeini më 8 janar.
Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 176 persona, përfshirë edhe shtetasit iranianë, ukrainas, kanadezë, afganë, gjermanë, suedezë dhe anglezë dhe ekuipazhi i avionit.
Edhe pse Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për ngjarjen në fjalë, pas 3 ditëve deklaroi se avioni është rrëzuar aksidentalishtm, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













