Lajme
Suedia është pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Kryeparlamentari i Suedisë, Urban Ahlin tha se numri i azilkërkuesve kosovarë në Suedi është rritur, por kjo nuk e pengon që ky shtet ta mbështet liberalizimin e vizave
Suedia mbështet liberalizimin e vizave dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian pavarësisht numrit të madh të azilkërkuesve në vendet e BE-së. Kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ai i shoqëruar edhe nga deputeti me origjinë nga Kosova, Adnan Dibrani, u prit sot nga kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Të dy homologët biseduan për raportet e mira që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërmjet tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet e jetës parlamentare, posaçërisht në fushën e komisioneve dhe të administratave.
Kryeparlamentari Veseli e njoftoi kryeparlamentarin Ahlin edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e liberalizimit të vizave, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.
Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre.
Ahlin vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
“Ne si shtet i Suedisë, i qëndrojmë ende prapa Kosovës dhe dëshirojmë ta përkrahim atë në të gjitha proceset e saj”, theksoi Ahlin. Ky i fundit po ashtu tha se Suedia e përkrahë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovës dhe procesin e integrimit të saj si dhe të vendeve të tjera të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së.
Suedia, sipas tij, dëshiron që të gjithë popujve t’iu jepet mundësia që të lëvizin lirshëm. “Është e vërtetë që e kemi parë një ngritje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova dhe ne jemi duke e trajtuar këtë çështje, por ju duhet ta dini se Suedia e përkrah liberalizimin për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit”, deklaroi ai.
Kryeparlamentari suedez u takua edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidenten Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga dhe Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Ahlin, biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, dhe u dakorduan se përpos arritjes së marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, është shumë i rëndësishëm angazhimi konkret për implementimin e tyre në praktikë.
Ahlin theksoi se Suedia është përkrahëse e politikës së zgjerimit të BE-së dhe mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai theksoi se migrimi ilegal ka vështirësuar këtë proces, por gjithashtu tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha kriteret në kuadër të këtij dialogu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











