Lajme
Suedia do të heqë masat kufizuese më 29 shtator
Drejtori i autoritetit shëndetësor, Johan Carlson, ka thënë se njerëzit e vaksinuar në parim mund të bëjnë jetë normale pas 29 shtatorit
Danimarka ka paralajmëruar për 11 shtator heqjen e të gjitha masave shtrënguese të koronës. Tani, pas Danimarkës edhe Suedia planifikon të heqë në masë të madhe kufizimet e saj për koronën, shkruan sda.ch
Ministrja suedeze e Çështjeve Sociale Lena Hallengren ka thënë të martën se kufizimet e personave në aktivitete publike si koncerte, lojëra futbolli dhe në ahengje private do të hiqen më 29 shtator, trasnmeton albinfo.ch. Rekomandimi për të punuar nga shtëpia gjithashtu do të tërhiqet në këtë kuadër.
“Falë një fushate të suksesshme të vaksinimit, ne kemi bërë një rrugë të gjatë në trajtimin e pandemisë” është shprehur ministrja. Shoqëria suedeze është në një pozitë më të mirë. Tani janë kryesisht njerëz të pavaksinuar ata që sëmuren dhe duhet të trajtohen në spitale, përcjell albinfo.ch.
Të martën, 57 pacientë trajtoheshin në njësitë ekujdesit intensiv për shkak të infeksionit me Covid 19.
Në Suedi, rreth 82 përqind e popullsisë mbi moshën 16 vjeç tani ka marrë një dozë dhe 70 për qind, dy doza.
Drejtori i autoritetit shëndetësor, Johan Carlson, ka thënë me këtë rast se njerëzit e vaksinuar në parim mund të bëjnë jetë normale pas 29 shtatorit. Njerëzit e pavaksinuar janë ende në rrezik të sëmundjeve të rënda.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












