Futboll
Suedia do të ankohet në CAS për fitoren në tavolinë të Rumanisë ndaj Kosovës
Suedia është pala tjetër që do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3:0 Rumanisë ndaj Kosovës
Suedia është shteti tjetër që do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3:0 Rumanisë ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
UEFA në një vendim të mërkurën vendosi që t’i japë fitoren Rumanisë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0.
Suedia, e cila e mbylli kampanjën me 16 pikë në Ligën e Kombeve, po shpresonte që UEFA të mos i jepte tri pikë Rumanisë. Kësisoj, nordikët do të ishin skuadra e parë e Ligës C dhe do t’i rriteshin gjasat për të qenë pjesë e plejofit për Kampionatin Botëror 2026.
Por, me vendimin e UEFA-s, Rumania tani tubon 18 pikë dhe ka avantazh ndaj Suedisë. Gjasat janë të mëdha, gati 100 për qind, që skuadra më e mirë e Ligës C të përfshihet në plejofin për Botërorin 2026.
Zyrtarët suedezë e kanë bërë të qartë se vendimin e UEFA-s për “rastin Rumani – Kosovë 3-0” do ta kundërshtojnë në CAS, shkruan “Fotbollskanalen”.
“Pas fitores së pastër ndaj Azerbajxhanit, kemi pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne po shqyrtojmë opsionet për ta kundërshtuar. Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, ka thënë Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.
Ankesë në CAS ka paralajmëruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










