Kosova
Suedi: “Siparantum” nesër çon Kosovën në garat prestigjioze evropiane të koreve
Koncerti “Lojërat Evropiane të Koreve” është një shfaqje jashtëzakonisht emocionuese, që sivjet në edicionin e pestë mbahen në Norrköping të Suedisë, janë stacioni i radhës i korit “Siparantum” i njohur tashmë botërisht, përcjell albinfo.ch.
Nesër do ta ketë pjesëmarrjen në nivelin më të lartë artistik deri më tash”, ka thënë Memli Kelmendi, udhëheqës dhe dirigjent i Korit.
“Pa dyshim që pjesëmarrja e ‘Siparantum’ në “Grand Prix of Nations” është një arritje e madhe dhe hap mundësi për rritje dhe suksese të tjera në të ardhmen.
Kori “Siparantum” do të paraqitet me vepra të kompozitorëve shqiptarë, me qëllim të shpërndarjes së trashëgimisë sonë kulturore në skenën ndërkombëtare.
Ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Suedi të merrni pjesë në ngjarjet e mëposhtme ku Kori Siparantum do të prezantohet:
E diel, 29 tetor 2023 / Friendship Concert – Koncerti i Miqësisë
Ora 11:30, “Arbetets Museum” (Laxholmen, 602 21 Norrköping)
E hënë, 30 tetor 2023 / Garat “Grand Prix of Nations”
Ora 19:00, “Flygeln – Louis De Geer Konsert & Kongress” (Holmentorget 4, 602 32 Norrköping).
* Në këtë ngjarje të mëdhe, Kori Siparantum do të garojë në nivelin më të lartë artistik “Grand Prix of Nations”. Përkrahja juaj është shumë e rëndësishme për ne.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












