Lajme
Suedi: Shqiptari “rrëmben” edhe një çmim tjetër të rëndësishëm
Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Diamant Salihu, i cili jeton e vepron në Suedi, u shpërblye edhe me një çmim tjetër, shkruan albinfo.ch.
Diamant Salihu është një shkrimatar dhe gazetar me orgjinë shqiptare dhe aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.
Diamant Salihu kësaj radhe u nderua me çmimin “Bernspriset 2021” për librin e tij “Tills alla dör” (Deri sa të vdesin të gjithë), ku me empati dhe gazetari, pa anuar nga klishetë, përshkruan dhunën dhe jetën e përditshme në një pjesë të pambrojtur të Stokholmit.
Vlen të theksohet se Bernspriset ose Bernsstipendiet është një çmim vjetor që jepet nga PEN-i suedez që nga viti 1966 për një autor, gazetar ose fotograf, i cili “ka dhënë kontribut të çmuar në pasqyrimin e kulturës dhe natyrës së Stokholmit, institucioneve dhe zhvillimit të tij ose jetës së Stokholmit në forma të tjera”.
Kohë më parë, Diamant Salihu ka fituar edhe çmin e njohur “Zëri i vitit 2021”.
*PEN-i suedez është një shoqatë ideale suedeze, e cila mbështet shkrimtarët e kërcnuar ose të burgosur dhe angazhohet për fjalën e lirë dhe solidaritet.
Diamant Salihu ka punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vjet në televizionin suedez. Libri i tij i botuar së fundmi është “Tills alla Dor”, me çka edhe u nderua me çmimin e lartpërmendur. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











