Bota
Stuhia “jashtëzakonisht e rrezikshme” po i afrohet Floridës
Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diel.
Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa i afrohet tokës amerikane, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare për Stuhi.
Dorian aktualisht gjendet në kategorinë e dytë të stuhive, mirëpo pritet të arrijë në të treten më vonë gjatë ditës, përcjell albinfo.ch.
Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore ditën e diel.
Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në më shumë se 209 kilometra në orë.
Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohta, siç janë në brigjet e Floridës.
Disa parashikues të motit kanë krahasuar këtë stuhi me uraganin Andrew, që më 1992 pati arritur në kategorinë pesë duke shkatërruar Floridën.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë në mesin e personave që kanë bërë këtë krahasim, duke thënë se Dorian “mund të jetë përbindësh i vërtetë”.
Si pasojë e këtyre paralajmërimeve ai ka anuluar një udhëtim në Poloni.
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për gjithë shtetin.
Ai po ashtu u ka kërkuar banorëve që të jenë të vëmendshëm dhe të sigurojë ushqim për të paktën shtatë ditë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









