CH-Ballkani

Stuhia e papritur lë të vdekur 8 persona në Rumani

Kryebashkiaku i qytetit Timishoara ka thënë se ata nuk ishin në gjendje të ndërmarrin masa, për shkak që meteorologët i kishin paralajmëruar vetëm për shi

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur e rreth 70 janë lënduar nga stuhia e fuqishme, e cila ka përfshirë shtetin e Rumanisë. Shumica e viktimave ishin nga qyteti Timishoara, ku erërat deri në 100 kilometra në orë shkulën pemët dhe shkatërruan kulmet e shumë shtëpive.

Autoritetet rumune kanë bërë të ditur se shumë zona kanë mbetur pa furnizime me ujë dhe energji elektrike.

Kryebashkiaku i qytetit Timishoara ka thënë se ata nuk ishin në gjendje të ndërmarrin masa, për shkak që meteorologët i kishin paralajmëruar vetëm për shi.

Raportohet se stuhia tani po lëviz drejt Ukrainës. Rumania rrallëherë përballet me stuhi të tilla.