Lajme
Stuhia e fuqishme në Zvicrën Lindore përmbysi 6 rimorkio kamionësh
Erërat më të forta janë matur në Gütsch ob Andermatt, ku një shpërthim uragani ka arritur shpejtësinë prej mbi 190 kilometra në orë

Një stuhi e fortë që ka fryrë pothuaj gjatë gjithë të premtes, ka shkaktuar një numër aksidentesh në Zvicrën Lindore, shkruan srf.ch. Policia e kantonit St. Gallen ka njoftuar se gjithsej gjashtë rimorkio kamionësh janë përmbysur në autostradat A1 dhe A3 në afërsi të lokaliteteve Thal dhe Flums, transmeton albinfo.ch
Askush nuk ka pësuar lëndime, por pjesët përkatëse të rrugëve është dashur të bllokoheshin plotësisht për të shmangur aksidentet tjera.
Për shkak të erërave të forta, policia e ka ulur kufirin e shpejtësisë në autostradën A1 përkohësisht në 60 kilometra në orë.
Erërat më të forta janë matur në Gütsch ob Andermatt, ku një shpërthim uragani ka arritur shpejtësinë prej mbi 190 kilometra në orë.
Policia kërkon që pjesëmarrësit në komunikacion në zonat e prekura të tregojnë më tepër kujdes gjatë ngarjes së makinave.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor