Lajme
Stuhia e borës përfshinë vendet e Ballkanit
Koha e keqe dhe temperaturat nën zero janë duke shkaktuar bllokime dhe viktima në vendet e Ballkanit
Ditën e premte, Serbia është zgjuar me ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike, ndërsa aeroporti i Beogradit ka vuajtur nga vonesa e anulime fluturimesh.
Ndërprerje të energjisë janë vërejtur edhe në Bullgari dhe Maqedoni, ku disa rrugë të rëndësishme kombëtare janë aktualisht të bllokuara.
Ndërkohë, në Rumani, një person humbi jetën, pasi mbeti për orë të tëra i bllokuar në mjetin e tij në kushtet e temperaturave nën zero.
Koha e keqe ka shkaktuar probleme të rëndësishme me qarkullimin edhe në disa zona malore në Shqipëri dhe Kosovë.
Aktualisht, në Ballkan është në veprim një masë atmosferike e ardhur nga zonat siberiane, e cila prej disa ditësh ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave. /Albinfo&Topchannel/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











