Lajme
Stuhia ‘Benjamin’ godet Zvicrën me fuqi deri në 150 km/h
Stuhia “Benjamin” sjell erëra të forta dhe shi në Zvicër
Stuhia Benjamin pritet të kalojë mbi Zvicër të enjten, duke sjellë shi të dendur dhe erëra të forta në shumë rajone, përcjell albinfo.ch.
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoNews, Zvicra ndodhet në skajin jugor të një sistemi të presionit të ulët që po lëviz nga ishujt britanikë drejt Evropës. Një front i ftohtë aktiv do të kalojë vendin të enjten, me erëra që mund të arrijnë 80 km/h në ultësira dhe deri në 150 km/h në male, veçanërisht në zonat e Prealpeve dhe Jurës.
Instituti meteorologjik shtetëror MeteoSchweiz paralajmëron edhe për rënie temperaturash deri në 10°C brenda 24 orëve, gjë që mund të forcojë përkohësisht erërat.
Stuhia pritet të zgjasë deri të premten, ndërsa era do të dobësohet gjatë natës për në të shtunën, duke u qetësuar në fundjavë.

E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












